Modulet

Modulet

Çfarë duhet të bësh?

Mos përdor gjuhë urrejtjeje!

Mos i sulmo personat tjerë për shkak të fesë, etnisë, prejardhjes, rajonit, moshës, gjinisë, orientimit seksual, bindjeve politike etj. Komuniko me ta me maturi dhe vetëpërmbajtje. Përdor vetëm gjuhë të mirë dhe argumente logjike. Duhet t’i kritikoni ata që bëjnë vepra të këqija, por jo edhe t’i sulmoni me fjalë të rënda.

Raporto gjuhën e urrejtjes!

Duhet të raportosh tek organet e rendit dhe ligjit secilën herë që hasë në persona që përdorin gjuhë të urrejtjes kundër jush dhe kundër personave tjerë. Duhet të tregoni për ta dhe të mos i mbani fshehur sepse kështu iu jepni edhe më shumë guxim për të sulmuar edhe persona tjerë me gjuhë të urrejtjes. Përveç kësaj, kur ju raportoni rastet e tilla, jepni një shembull që edhe të tjerët të ndjekin rrugën tuaj. Kështu, ngushtohet hapësira për ata dhe ato që përdorin gjuhën e urrejtjes. Në këtë mënyrë ju kontribuoni për një shoqëri më të shëndoshë dhe për një mjedis më miqësor.

Prindërit

Prindërit duhet të ndërmarrin veprime parandaluese, duke e edukuar fëmijën se si të shmangë arritjen e nivelit të gjuhës së urrejtjes. Prindërit duhet t’i mësojnë edhe fëmijët që mund të jenë përdorues të mundshëm gjuhës së urrejtjes, edhe fëmijët që mund të jenë shënjestra të mundshme të gjuhës së urrejtjes.

Të dashur prindër, ju duhet të ushqeni empatinë tek fëmijët tuaj.

Ju duhet t’ua kujtoni fëmijëve tuaj, se kur shkruajnë në me të tjerët në internet, është një person tjetër në anën tjetër të ekranit.

Ju duhet t’i edukoni fëmijët tuaj që të jenë mendjehapur dhe kureshtarë të sinqertë për njerëzit e tjerë, sepse gjuha e urrejtjes shpesh buron nga injoranca dhe informacioni i rremë.

Tregojuni fëmijëve tuaj se ata nuk kanë pse t’i përgjigjen gjuhës së urrejtjes në internet me gjuhë të urrejtjes. Reagimi duhet të jetë i qetë dhe me argumente të matura, si “Nuk mendoj se kjo gjuhë është e drejtë”!

Duhet t’i mësoni të ofrojnë mbështetje për personat që sulmohen me gjuhë të urrejtjes!

Mësuesit

Mësuesit duhet të ndihmojnë nxënësit duke i sfiduar dhe duke i ushtruar me skenarë realë, me të cilët ata kanë gjasa të përballen në internet. Kështu ata mund të reagojnë më mirë kur hasin në raste të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Mësuesit duhet t’i mësojnë fëmijët se si të identifikojnë informacionet e rreme dhe si t’i raportojnë ato.

Kjo do të ndihmojë përdoruesit tanë më të rinj të internetit të ndjehen të fuqishëm për të ndihmuar ta bëjnë botën online një vend më të mirë.

Edukatorët mund të udhëheqin përmes shembullit, duke u siguruar që gjuha e tyre nuk përmban gjuhë të papërshtatshme.

Mësuesit duhet të jenë vixhilentë dhe të shohin se cilët nxënës të tyre potencialisht mund të jenë agresori, e cilët viktima. Pastaj, duhet të marrin masa për të dy grupet e nxënësve dhe të punohet me ta për të parandaluar përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Mësuesit duhet t’i mësojnë nxënësit rreth edukatës qytetare, të drejtave të njeriut, angazhimit qytetar dhe t’i ndërgjegjësojnë ata për rëndësinë e mirësjelljes. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një shoqëri të mirë dhe të sigurt.

REFERENCAT

https://blogs.berkeley.edu/2017/10/03/what-is-hate-speech/

https://www.connectsafely.org/hatespeech/

https://www.shsu.edu/~sanford/Storage/PHL%20363/Lectures/Hate%20Speech/All%20Hate%20Speech.html

https://www.connectsafely.org/wp-content/uploads/2019/10/qg-hatespeech.pdf

https://www.coe.int/en/web/no-hate-campaign

UNITED NATIONS STRATEGY AND PLAN OF ACTION ON HATE SPEECH:

https://www.un.org/en/genocideprevention/documents/UN%20Strategy%20and%20Plan%20of%20Action%20on%20Hate%20Speech%2018%20June%20SYNOPSIS.pdf

https://www.webwise.ie/

https://www.saferinternet.org.uk/

https://www.fosi.org/

 

Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA ose qeverisë suedeze.

Projekti u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe u implementua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit.

 

Çfarë duhet të bësh?

Të ngjashme

Dita e Internetit të Sigurt 2024

Në Kosovë, Dita e Internetit të Sigurt (SID) ka një rëndësi të posaçme pasi ofron një mundësi për komunitetin lokal që të bashkohet në promovimin

Udhëzuesi i prindërve për Snapchat

Snapchat është një aplikacion i krijuar për argëtim dhe spontanitet. Nga parazgjedhje, teksti, fotot dhe videot që shpërndani, fshihen automatikisht pasi të jenë parë nga

Udhëzuesi i prindërve për TikTok

Çfarë është TikTok? TikTok është një rrjet social për ndarjen e videove të krijuara nga përdoruesit, kryesisht të njerëzve që sinkronizojnë këngët e njohura. Përdoruesit

Çfarë është Cyberbullying?

“Çfarë është bulizmi kibernetik?” “Çfarë është bulizmi kibernetik?” është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet sepse shumë e dinë se çfarë është