Modulet

Modulet

Çfarë duhet të bësh?

  • Dije që nuk është faji yt, nëse dikush përdorë bullizmin kundër teje.
  • Mos u kundërpërgjigj dhunshëm dhe mos u hakmirr.
  • Ruaj provat.
  • Thuaji personit të ndalojë.
  • Kërkoni ndihmë
  • Përdorni mjete të disponueshme të teknologjisë.
  • Mbroni llogaritë tuaja.
  • Nëse dikush që e njihni po ngacmohet, merrni masa.

Çfarë të bëj nëse fëmija im është ngacmuar në internet?

Nëse fëmija juaj përjeton bullizëm në internet, prindërit duhet të zbusin pasojat. Mësone fëmijën tuaj që të mos reagojë ose të hakmerret, por vetëm të bllokojë personin që ngacmon dhe të ruajë provat në rast se nevojiten.

Por gjëja më e rëndësishme për të bërë është të bisedoni me fëmijët tuaj për atë që po ndodh, t’i ndihmoni ata të menaxhojnë pasojat e asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme të përfshini fëmijën tuaj në proces, jo vetëm të merrni përsipër veten, në mënyrë që të ndjehet se ai vendosë për fatin e tij dhe se i ka gjërat nën kontroll.

Nëse fëmija juaj ka probleme me gjumë, oreks e disponim, folni me ta dhe pyetni se çfarë brenga kanë.

Punoni me fëmijën tuaj. Bullizmi në internet zakonisht lëndon dinjitetin dhe vetëbesimin e fëmijës, prandaj duhet ta ndihmoni fëmijën që t’i rifitojë ato.

Çfarë duhet të bëjnë mësuesit?

Shkolla është qendra e jetës së fëmijëve. Ngacmimi në internet mund të ndodhë natën dhe në shtëpi, por pasojat shpesh shihen në shkollë dhe impakti i ngacmimit mund ta pengojë fëmijën në mësimin e tij.

Mësueset dhe mësuesit theksin duhet ta vendosin në krijimin e një kulture të përgjegjësisë në internet. Ata duhet të sigurohen se fëmijët e kuptojnë drejt rolin e tyre në shoqëri dhe se duhet të tregohen të matur për përmbajtjen që krijojnë dhe postojnë në internet.

Ekspertët këshillojnë që të mos ua ndalojmë teknologjinë fëmijëve. Përkundrazi, në epokën e internetit, fëmijët duhet të edukohen se si jenë qytetarë të mirë dixhitalë.

Interneti është shtrirë në çdo cep të shoqërisë dhe ka shkrirë vijën mes shkollës dhe shtëpisë, që deri vonë shiheshin si dy hapësira të ndara. Kësisoj, shkollat duhet t’i përditësojnë Kodet e Mirësjelljes dhe të përfshijnë rregulla e kritere që rregullojnë sjelljen e nxënësve në hapësirën dixhitale.

Shenjat

Përcjellni me kujdes gjendjen emocionale të nxënësve. A duket një student i dëshpëruar? I tërhequr? A ka filluar befas të merr nota të dobëta? Fëmijët më të vegjël mund të ketë dhimbje stomaku ose të duan të qëndrojnë në shtëpi e të mos vijnë në shkollë.

Kërkojuni studentëve ta raportojnë rastet

Ngacmimet mund të ndalen kur të pranishmit reagojnë. Inkurajoni nxënësit që të refuzojnë mesazhet e ngacmimit në internet. Rekomandojini ata dhe ato që të komentojnë “Kjo nuk është mirë” kur shohin diçka të papërshtatshme në rrjetet sociale.

Inkurajoni personat e targetuar që të mos i fshijnë dëshmitë nga muri ose telefoni i saj. Thuajini studentit të fotografojnë ose të bëjnë screeshot fjalët e rënda hhe më pas të ndajë informacionin me një të rritur. Thyene mitin se ngacmuesi është i drejtë dhe se viktima është fajtor për sulmet që e godasin.

Gjetja e përgjigjes së duhur

Megjithëse ngacmuesit duhet të përballen me pasojat dhe të ndëshkohen, shumë ekspertë thonë se ndëshkimi nuk duhet të jetë qasja e vetme. Përveç kësaj, ngacmuesit duhet të kuptojnë ndikimin e veprimeve të tyre dhe ata shpesh mund të përfitojnë nga këshillimi.

Dëgjoni nxënësit dhe bëjini viktimat pjesë të zgjidhjes sepse kështu iu forcohet vetërespekti. Drejtësia restauruese – ku nxënësit flasin me njëri-tjetrin për të kuptuar ndikimin e incidentit – është shpesh e mirëseardhur.

Bëjeni dallimin mes sjelljes si akt dhe nxënësit si njeri. Mësimdhënësit duhet t’i ndihmojnë nxënësit të bëjnë dallimin mes veprave të mira dhe të këqija, në vend se t’i etiketojnë ngacmuesit përgjithmonë si kriminelë.

Bashkëpunoni me Prindërit

Ashtu si prindërit nuk i lejojnë fëmijët e tyre të vrapojnë rrugëve pa arsye, ata nuk duhet as t’i lejojnë fëmijët që të lundrojnë në internet pa mbikëqyrje. Mësuesit dhe prindërit duhet të ndajnë informacione rreth sigurisë në internet. Ftojini prindërit në punëtori në lidhje me ngacmimin në internet dhe debatoni për detyrat e shkollës dhe përgjegjësitë e prindërve.

 

Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA ose qeverisë suedeze.

Projekti u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe u implementua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit.

 

Çfarë duhet të bësh?

Të ngjashme

Dita e Internetit të Sigurt 2024

Në Kosovë, Dita e Internetit të Sigurt (SID) ka një rëndësi të posaçme pasi ofron një mundësi për komunitetin lokal që të bashkohet në promovimin

Udhëzuesi i prindërve për Snapchat

Snapchat është një aplikacion i krijuar për argëtim dhe spontanitet. Nga parazgjedhje, teksti, fotot dhe videot që shpërndani, fshihen automatikisht pasi të jenë parë nga

Udhëzuesi i prindërve për TikTok

Çfarë është TikTok? TikTok është një rrjet social për ndarjen e videove të krijuara nga përdoruesit, kryesisht të njerëzve që sinkronizojnë këngët e njohura. Përdoruesit

Çfarë është Cyberbullying?

“Çfarë është bulizmi kibernetik?” “Çfarë është bulizmi kibernetik?” është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet sepse shumë e dinë se çfarë është