Modulet

Modulet

Gjuha e urrejtjes në internet

Sipas universitetit prestigjioz anglez, LSE, gjuha e urrejtjes online është gjuha e shprehur përmes internetit dhe teknologjive tjera të informacionit dhe komunikimit. Ky universitet e përdorë edhe një shprehje për të përmbledhur gjithë këtë: “Cyberhate”. Urrejtja në internet njihet gjithashtu edhe si ekstremizëm virtual dhe konsiderohet si formë unike e dhunës kibernetike.

Çfarë përfshin gjuha e urrejtjes në internet?

Cyberhate përfshin lloje të ndryshme të përmbajtjes, si tekstuale ashtu edhe audio-vizuale që shprehin qëndrime përbuzëse ndaj individëve dhe grupeve specifike të njerëzve për shkak të origjinës së tyre etnike ose kombëtare, fesë së tyre, racës së supozuar ose ngjyrës së tyre.

Ligjet

Liria e shprehjes është e drejtë themelore dhe e garantuar nga mekanizma ligjorë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Niveli ndërkombëtar

Artikulli 19 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP) shkruan se “secili duhet të ketë̈ të drejtën e lirisë̈ sё shprehjes”.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar se liria e shprehjes, siç garantohet në nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, “Përbën një nga bazat thelbësore të një shoqërie të tillë, një nga kushtet themelore për përparimin e tij dhe për zhvillimin e çdo njeriu.”

KNDCP ka vendosur kufizime mbi lirinë e shprehjes. Pika 3 e Artikullit 19 parasheh që “kur shprehemi, duhet të ruajmë reputacionin e të tjerëve; të mbrojmë sigurinë kombëtare, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik”.

Niveli vendor

Liria e shprehjes sigurohet nga akti më i lartë juridik i shtetit: Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në Artikullin 40 të këtij dokumenti thuhet se “Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendim edhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.

Megjithatë, pika 2 e Artikullit 40 parasheh “kufizim të lirisë së shprehjes me ligj në rastet kur ka nxitje dhe provokim të dhunës dhe armiqësi në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”.

Neni 141 i Kodit Penal shkruan se “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Pse njerëzit përdorin gjuhën e urrejtjes?

Njerëzit përdorin gjuhë urrejtjeje për një larmi arsyesh. Ndonjëherë gjuha e urrejtjes është pasqyrim i bindjeve politike të një personi. Ndonjëherë është reflektim i neverisë për një grup njerëzish. Gjuha e urrejtjes mund të jetë gjithashtu një produkt i mungesës së njohurive, dijes dhe përvojës. Ndonjëherë për shkak që ata rriten dhe edukohen në një mjedis ku sharjet janë të zakonshme. Poashtu përdoruesit e gjuhës së urrjejtjes mund të mos jenë të njohur me anëtarët e një grupi të sulmuar.

Rregullimi i gjuhës që përdoret në internet

Sipas Ligjit nr. 04/L-109 pёr Komunikime Elektronike, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP është autoritet rregullator kombëtar në fushën e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe atyre postare. Mirëpo ARKEP nuk ka mandat pёr mbikёqyrjen e asnjё lloj pёrmbajtje qё bartet nёpёrmjet rrjetit dhe/ose shёrbimeve tё komunikimeve elektronike. Prandaj është e domosdoshme që t’i zgjerohet mandati ARKEP-it për të pamundësuar qarkullimin e videove, imazheve, figurave, lojërave dhe web-faqet që përmbajnë gjuhë urrejtëse.

 

Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA ose qeverisë suedeze.

Projekti u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe u implementua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit.

 

Gjuha e urrejtjes në internet

Të ngjashme

Dita e Internetit të Sigurt 2024

Në Kosovë, Dita e Internetit të Sigurt (SID) ka një rëndësi të posaçme pasi ofron një mundësi për komunitetin lokal që të bashkohet në promovimin

Udhëzuesi i prindërve për Snapchat

Snapchat është një aplikacion i krijuar për argëtim dhe spontanitet. Nga parazgjedhje, teksti, fotot dhe videot që shpërndani, fshihen automatikisht pasi të jenë parë nga

Udhëzuesi i prindërve për TikTok

Çfarë është TikTok? TikTok është një rrjet social për ndarjen e videove të krijuara nga përdoruesit, kryesisht të njerëzve që sinkronizojnë këngët e njohura. Përdoruesit

Çfarë është Cyberbullying?

“Çfarë është bulizmi kibernetik?” “Çfarë është bulizmi kibernetik?” është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet sepse shumë e dinë se çfarë është