Modulet

Modulet

Gjuha e urrejtjes

Definicioni

Gjuha e urrejtjes është çdo formë e shprehjes që synon të poshtërojë, turpërojë ose nxisë urrejtjen kundër një individi ose grupi njerëzish. Mund të ndodhë jashtë linje ose në internet ose të dyja. Mund të komunikohet duke përdorur fjalë, simbole, imazhe, meme, emoji dhe video. Këshilli i Evropës e definon gjuhën e urrejtjes si kategori që përfshin të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjen, diskriminimin, ksenofobinë dhe format e tjera të urrejtjes bazuar në intolerancë.

Kundër kujt përdoret gjuha e urrejtjes?

Në përgjithësi, gjuha e urrejtjes targeton një person ose grup për shkak të karakteristikave që lidhen me identitetin e tyre, si raca, ngjyra, feja, etnia, gjinia, orientimi seksual, statusi i aftësisë së kufizuar ose identiteti seksual.

Pse gjuha e urrejtjes është e dëmshme?

Gjuha e urrejtjes dëmton individët, komunitetet dhe shoqëritë. Ajo dëmton marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes lëndon psikologjikisht e shpesh edhe fizikisht njerëzit. Shkurt, gjuha e urrejtjes është e dëmshme sepse na lëndon të gjithëve.

Pasojat

Dhuna psiqike e shkaktuar nga gjuha e urrejtjes shoqërohet me pasoja të cilat përfshijnë stresin, mungesën e koncentrimit, kokëdhimbjet, problemet me gjumë dhe oreks. Në raste më të rënda, viktimat e gjuhës së urrejtjes zhvillojnë një prirje për t’u izoluar dhe shkurajohen që të marrin pjesë në aktivitete dhe diskutime. Gjendja e tyre mund të rëndohet deri në atë masë sa as të mos kërkojnë ndihmë nga të tjerët nga frika se do të përqeshen për gjendjen e tyre.

Çfarë thonë të mbijetuarit e gjuhës së urrejtjes?

Disa nga personat që kanë qenë cak i gjuhës së urrejtjes kanë rrëfyer kështu:

Nuk kam fjetur mirë sepse e dija se mund të merrja ndonjë mesazh dhe isha i stresuar për shkak që nuk e dija se kur do të ndodhte”.

E kam humbur vetërespektin. Pa marrë parasysh si vishem, e di se do të marr mesazhe që më thonë se jam k*rvë.

 

Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA ose qeverisë suedeze.

Projekti u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe u implementua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit.

Gjuha e urrejtjes

Të ngjashme

Çfarë është TikTok?

Dita e Internetit më të Sigurt mund të festohet gjatë gjithë vitit, kështu që shikoni listën tonë të burimeve më poshtë! Ne kemi shumë aktivitete

Çfarë është VSCO?

VSCO është aplikacioni popullor për redaktimin dhe ndarjen e imazheve për pajisjet mobile. Ashtu si aplikacionet e tjera për ndarjen e imazheve si Instagram, VSCO