Qysh me

Prindërit / Qysh me

Mbroni fëmijët nga sexting

Mbroni fëmijët nga sexting
Ndihmoni fëmijët të kuptojnë ndikimin që sexting mund të ketë në mirëqenien e tyre për t’u siguruar që ata mendojnë në mënyrë kritike për ato që ndajnë me të tjerët.
Koha për të folur për sexting me fëmijën tuaj është menjëherë kur fillojnë të përdorin internetin ose të marrin një celular.
Shpjegoni se çfarë mund të ndodhë me një imazh
Kujtojini fëmijës tuaj se sapo të jetë dërguar një imazh, nuk ka asnjë mënyrë për ta marrë atë përsëri ose për të ditur se ku do të përfundojë. Kërkojuni atyre të mendojnë para se të dërgojnë një fotografi të tyre: ‘a do të doja që familja ime, mësuesit ose punëdhënësit e ardhshëm ta shihnin atë?’

Jini të përgatitur
Flisni me fëmijën tuaj për të pasur gati disa përgjigje në rast se i kërkohet të dërgojë foto eksplicite. ChildLine ka krijuar një aplikacion falas i cili ka foto të menduara mire për t’u dërguar si përgjigje kur iu kerkohet nje gje e tille, si dhe këshilla se si të qëndroni të sigurt.

Trajtoni presionin e kolegëve
Tregoni se e kuptoni se si ata mund të ndihen të shtyrë për të dërguar diçka edhe pse e dinë se nuk është gjëja e duhur për të bërë. Ndihmojini ata të kuptojnë se rezultatet e dorëzimit ndaj presionit mund të jenë shumë më të dëmshme sesa qëndrimi përballë tij.
Këtu janë disa këshilla për llojin e bisedave që mund të bëni me fëmijën tuaj për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë është sexting dhe ndikimin që mund të ketë tek ata dhe të tjerët.

Si të bisedosh me fëmijën për sexting:
Përqendrohuni në situatat ‘çka nëse…?’
Eksploroni idetë se si ata do ta trajtonin një situatë të tillë dhe nëse sexting do të ishte diçka që ata do të mendonin ta bënin!
• A njihni njerëz që e kanë bërë atë – a ka ndodhur diçka – a ka shkuar keq?
• A e bëjnë atë për të flirtuar apo për argëtim?
• A do të dërgonit ndonjëherë nudo?
Marrëdhëniet e shëndetshme
Nëse është e përshtatshme, diskutoni se si duhet të duket një marrëdhënie e shëndetshme seksuale e dashur, në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm se çfarë të kërkojnë nëse u bëhet presion për sexting. Përdorni këtë video nga Amaze.org si pike fillimi për t’i bërë ata të mendojnë për këtë temë. https://www.youtube.com/watch?v=Gn7ZQ2x0cOE&ab_channel=AMAZEOrghttps://www.youtube.com/watch?v=Gn7ZQ2x0cOE&ab_channel=AMAZEOrg
Bëni diskutime të hapura dhe të sinqerta.
Sigurohuni që femijet e dinë se ata mund të vijnë tek ju për të ndarë shqetësimet e tyre dhe për të marrë mbështetje pa gjykim.
Vetebesimi per trupin: Flisni se si ndihen ata për imazhin e trupit të tyre dhe besimin e trupit dhe rolin e presionit të bashkëmoshatarëve.
Përdorni lajmet për të folur në lidhje me të
Përdorni shembuj të jetës reale me të cilat mund të lidhen, për të shpjeguar rreziqet.
Ndryshimet e marrëdhënieve: Shpjegoni se edhe nëse ata po u dërgojnë imazhe njerëzve që u besojnë, marrëdhëniet mund të ndryshojnë dhe të shkaktojnë probleme.
Jo të gjithë po e bëjnë atë: Beje te qarte që jo ‘të gjithë bejne sexting’ nëse ndonjëherë ndihen nën presion.
Ndikoni në zgjedhjet e shfaqjeve televizive dhe rrjetet sociale
Diskutoni se si fotot e yjeve qe i shohim ne Instagram dhe TV në ‘poza seksi’ mund t’i inkurajojë ata të bëjnë të njëjtën gjë. E njejta ndodh edhe me shfaqjet kryesore të Netflix.
Gjërat që mund të bëni për t’i mbështetur ata
Këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të mbrojtur fëmijën tuaj dhe për ta pajisur ate me mekanizmat për ta adresuar sexting.
Krijoni një marrëveshje ne familje:Vendosni një marrëveshje për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë është e përshtatshme për të postuar.
Përdorni skenarë te ndryshem për t’i mësuar ata se si t’i përgjigjen ndonje kërkese potenciale për foto eksplicite.
Ndihmojini të mendojnë për përgjigjet e mundshme nëse u kërkohet të ndajnë një foto te tille, aplikacioni Zipit nga Childline mund t’ju ndihmojë
Rishikoni faqe e privatësisë në rrjetet sociale në mënyrë që ata të ndajnë foto vetëm me njerëzit që njohin.
Drejtoni nga burime të besuara për ndihmë: Nëse ata nuk mund të flasin me ju, drejtojini ata te mbështetja e besuar si Childline për të biseduar me këshilltarë të trajnuar

Mbroni fëmijët nga sexting

Të ngjashme

Dita e Internetit të Sigurt 2024

Në Kosovë, Dita e Internetit të Sigurt (SID) ka një rëndësi të posaçme pasi ofron një mundësi për komunitetin lokal që të bashkohet në promovimin

Udhëzuesi i prindërve për Snapchat

Snapchat është një aplikacion i krijuar për argëtim dhe spontanitet. Nga parazgjedhje, teksti, fotot dhe videot që shpërndani, fshihen automatikisht pasi të jenë parë nga

Udhëzuesi i prindërve për TikTok

Çfarë është TikTok? TikTok është një rrjet social për ndarjen e videove të krijuara nga përdoruesit, kryesisht të njerëzve që sinkronizojnë këngët e njohura. Përdoruesit

Çfarë është Cyberbullying?

“Çfarë është bulizmi kibernetik?” “Çfarë është bulizmi kibernetik?” është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet sepse shumë e dinë se çfarë është