Bisedo me fëmijë

Bisedo me fëmijë / Prindërit

Postimi dhe Ndarja e informacioneve në Internet

Meqë po afrohen pushimet, është e rëndësishme të flisni me fëmijën tuaj për atë që ai mund të ndajë në internet. Nëse po i jepni fëmijës tuaj një smartphone, duhet të siguroheni që ata të jenë të përgjegjshëm në ndarjen dhe për postimin e fotove në internet. Për të pasur një bisedë më të frutshme me fëmijën tuaj, ju mund t’i përdorni këshillat e mëposhtme:

5 Mënyra për të mbrojtur profilin tënd:

  1. Çfarë është informacioni personal?

Një mënyrë për të filluar këtë bisedë është të zgjedhësh një figurë të njohur publike dhe të flasësh për ato që di për të. Le të themi që ju zgjidhni Niall Horan (artisti nga One Direction); pyesni fëmijën tuaj se çfarë di për të. Pastaj pyet çfarë nuk di. A e di fëmija numrin e tij të telefonit, adresën e tij, mendimet e tij më të thella më intime? Cila është ajo gjë që e di familja e Niall, por që miqtë e tij mund të mos e dinin?

  1. Cfarë mund te ndahet në internet?

Dëgjoni ato që thotë fëmija juaj dhe flisni me të në lidhje me llojin e përmbajtjes që do të ishit të pakënaqur po të shpërndahej nga ai. Sigurohuni që të flisni në vecanti për fotografite. Jini shumë të qartë për llojin e fotografive që do të ishit të pakënaqur me postimin e tyre. Diskutoni për rëndësinë e të qenit një mik i mirë në internet duke mos shpërndarë imazhe ose informacione të tjera personale që mund të lëndojnë ose turpërojnë miqtë ose bashkëmoshatarët e tij.

  1. Çfarë do të bënit nëse dikush do t’ju kërkojë të bëni diçka në internet me të cilën nuk jeni rehat?

Presioni i kolegëve shpesh mund të ndikojë në atë lloj fotografish që të rinjtë postojnë në internet, prandaj inkurajoni fëmijën tuaj të jetë vetvetja! Kjo është gjithashtu një mundësi e mirë për ta njoftuar fëmijën tuaj qe ai mund të vijë tek ju nëse has ne ndonjë dukuri negative në internet.

  1. A është e mundur të krijoni një profil të rremë në internet?

Eshtë e rëndësishme që përdoruesit e rinj të mediave sociale të kuptojnë se njerëzit nuk janë gjithmonë ata që thonë se janë. Kujtojani fëmijës se është shumë e lehtë të krijoni një profil të rremë ne rrjete sociale. Eshtë një ide e mirë tu hidhni nje sy pjeses se privatësisë ne rrjeteve sociale dhe t’i inkurajoni femijet të përdorin opsionin ‘friends only/vetem miqte” në profilet e tyre ne rrjete sociale. Kjo video nga BBC mund t’ju ofroje nje pasqyre me te mire te kesaj qe po flasim: https://www.youtube.com/watch?v=yhN_bhK57dg&ab_channel=BBCNewsBBCNews

  1. A do ta ndanit një foto të dikujt në internet pa lejen e tij?

Të rinjtë mund të mos i kuptojnë pasojat e ndarjes së imazheve të dëmshme të të tjerëve pa lejen e tyre. Pyete fëmijën tuaj se si do të ndihej nëse një foto ose video e tyre do te ndahej pa lejen e tyre. Diskutoni për pasojat qe mund te kete kur behet nje ndarje e tille. Kujtojini fëmijës tuaj që pasi diçka të ndahet në internet, ata humbin kontrollin se ku dhe ne dore te kujt mund të shkoje kjo shperndarje.

Një nga gjërat më të rëndësishme që prindërit mund të bëjnë për të ndihmuar fëmijën e tyre në internet është udhëheqja me shembull. Nëse e ndjeni veten te gatshem per nje sfide te tille, thuani fëmijës tuaj që nuk do të ndani fotot e tyre pa leje dhe prisni që ata të bëjnë të njëjtën gjë per te tjeret. Per me shume keshilla rreth ndarjes se fotove,

Postimi dhe Ndarja e informacioneve në Internet

Të ngjashme

Dita e Internetit të Sigurt 2024

Në Kosovë, Dita e Internetit të Sigurt (SID) ka një rëndësi të posaçme pasi ofron një mundësi për komunitetin lokal që të bashkohet në promovimin

Udhëzuesi i prindërve për Snapchat

Snapchat është një aplikacion i krijuar për argëtim dhe spontanitet. Nga parazgjedhje, teksti, fotot dhe videot që shpërndani, fshihen automatikisht pasi të jenë parë nga

Udhëzuesi i prindërve për TikTok

Çfarë është TikTok? TikTok është një rrjet social për ndarjen e videove të krijuara nga përdoruesit, kryesisht të njerëzve që sinkronizojnë këngët e njohura. Përdoruesit

Çfarë është Cyberbullying?

“Çfarë është bulizmi kibernetik?” “Çfarë është bulizmi kibernetik?” është një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet sepse shumë e dinë se çfarë është