TEmatikat

Interneti është një vend i mrekullueshëm për fëmijët dhe me shumë mundësi për të mësuar, për të shfaqur talentin dhe për t’u argëtuar. Megjithatë, ndonjëherë fëmijët mund të përballen me sfida. Ngacmimi në internet, cenimi i privatësisë, shikimi i materialeve të papërshtatshme dhe probleme tjera paraqesin elementet më të pakëndshme në botën online.
Gjithsesi, ka shumë veprime e masa që mund të bëni për të pajisur veten dhe fëmijën tuaj me dije që ju ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e këtyre çështjeve.
Eksploroni platformën tonë për të parë se si mund ta inkurajoni fëmijën tuaj për përdorim sa më të përgjegjshëm e më të shëndetshëm të internetit. Shfletoni seksionin tone të tematikave për t’u informuar rreth temave dhe sfidave më të rëndësishme të cilat mund të të hasen në botën online.