Definicioni:
Një frikë joracionale, urrejtje, neveri ose diskriminim ndaj personave homoseksualë ose ndaj sjelljeve të perceptuara homoseksuale.
Pasojat e Homofobisë:
- Nuk do të thotë të jesh homoseksual ose të njihni dikë që është, që të ndikohesh negativisht nga homofobia.
- Homofobia është një nga shkaqet e përfshirjes së të rinjve në marrëdhënie të parakohshme seksuale, që mundësinë e shtatzënisë në adoleshencë dhe përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme seksuale. Të rinjtë, të të gjitha identiteteve seksuale, janë shpesh presion për të qenë seksualisht aktiv për t’i provuar vetes dhe të tjerëve se janë “normal”.
- Në shkolla. homofobia ka pasoja reale në shëndetin fizik, emocional dhe në mirëqenien e studentëve. Ajo rrit rrezikun e vetë-dëmtimit, vetëvrasjes, përdorimit të drogës dhe alkoolit. Studentët që përjetojnë homofobi kanë shumë më shumë gjasa të humbasin mësimet, ose të braktisin shkollën fare.
- Homofobia i mbyll njerëzit në role të ngurta gjinore që pengojnë kreativitetin dhe vetë -shprehjen
- Homofobia komprometon integritetin njerëzor duke i shtyrë njerëzit të sillen keq me të tjerët.
Korniza ligjore:
Korniza ligjore e Kosovës siguron garanci të avancuara për të drejtat e njeriut të harmonizuara me standardet ndërkombëtare. Kushtetuta e Kosovës qëndron në parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit e cila në mënyrë eksplicite ndalon diskriminiminnë një sërë bazash përfshirë gjininë dhe orientimin seksual. Këto parime janë të fortifikuara më tej me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi
Komisioni i OKB për të Drejtat e Njeriut, organi i autorizuar për përmbushjen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, ka miratuar Rezolutën 17/19. Kjo rezolutë, dënon shkeljen e të drejtave të njeriut mbi personat LGBT;
Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA ose qeverisë suedeze.
Projekti u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe u implementua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit.