Në Kosovë, Dita e Internetit të Sigurt (SID) ka një rëndësi të posaçme pasi ofron një mundësi për komunitetin lokal që të bashkohet në promovimin e përdorimit të sigurt dhe pozitiv të teknologjisë digjitale, veçanërisht në mesin e fëmijëve dhe të rinjve. Fushata organizohet nga përpjekjet e përbashkëta të KEC dhe FIT.
SID, që festohet në ditën e dytë të javës së dytë të muajit të dytë çdo vit, është në linjë me iniciativën globale për të frymëzuar ndryshime pozitive në internet, për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e sigurisë në internet dhe për t’u angazhuar në ngjarje dhe aktivitete në mbarë botën. Fushata thekson krijimin e një interneti më të sigurt dhe më të mirë duke fuqizuar individët që të përdorin teknologjinë me përgjegjësi, respekt, në mënyrë kritike dhe kreative.
Në përputhje me strategjinë e re evropiane për një internet më të mirë për fëmijët (BIK+), të miratuar në maj 2022, diskutimet gjatë Ditës së Internetit të Sigurt 2024 në Kosovë do të sillen rreth rritjes së sigurisë që fëmijët të mbrohen, respektohen dhe fuqizohen në internet në Dekadën Dixhitale. Vizioni është që të kemi shërbime dixhitale të përshtatshme për moshën, me çdo fëmijë në Kosovë të mbrojtur, të fuqizuar dhe të respektuar në internet.
Dita e Internetit të Sigurt inkurajon aktorë të ndryshëm në Kosovë që të luajnë rolin e tyre:
Fëmijët dhe të rinjtë: Atyre u kërkohet të kontribuojnë për një internet më të mirë duke qenë të sjellshëm dhe të respektueshëm në internet, duke mbrojtur reputacionin e tyre në internet dhe duke kërkuar në mënyrë aktive mundësi pozitive për angazhim dhe ndarje.
Prindërit dhe kujdestarët: Ata luajnë një rol vendimtar në fuqizimin dhe mbështetjen e fëmijëve duke mbajtur një dialog të hapur, duke i edukuar ata për përdorimin e sigurt të teknologjisë dhe duke vepruar si modele pozitivie dixhitale.
Mësuesit, edukatorët dhe punonjësit socialë: Ata mund të kontribuojnë duke i pajisur studentët me aftësitë e shkrim-leximit dixhital, duke nxitur të menduarit kritik dhe duke vendosur një shembull të sjelljes pozitive në internet.
Industria: Kompanitë inkurajohen të krijojnë dhe promovojnë përmbajtje pozitive dhe shërbime të sigurta në internet. Theksohet fuqizimi i përdoruesve për t’iu përgjigjur çështjeve me këshillat e sigurisë, mjetet dhe aksesin e shpejtë në mbështetje.
Vendimmarrësit dhe politikanët: Krijimi i një kulture që mbështet përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë është thelbësor. Kjo përfshin integrimin e sigurisë në internet në kurrikulë, sigurimin e burimeve për prindërit, mbështetjen e vetërregullimit të industrisë dhe sigurimin e strategjive efektive të mbrojtjes së fëmijëve për botën dixhitale.
Të gjithë: Individëve në Kosovë u kujtohet përgjegjësia e tyre për të bërë një ndryshim pozitiv në internet. Kjo përfshin promovimin e mirësisë dhe respektit, kërkimin e mundësive konstruktive për të krijuar dhe lidhur dhe raportimin e përmbajtjes dhe sjelljes së papërshtatshme ose të paligjshme.
Fushata fton të gjithë në Kosovë që t’i bashkohen “Së bashku për një internet më të mirë” në Ditën e Internetit më të Sigurt, e cila do të shënohet të martën, më 6 shkurt 2024.
Aktiviteti 1: Kampanjë në media sociale gjatë një jave (Data e fillimit: 30 janar) |
|
Aktiviteti 2: Krijimi dhe promovimi i një animacioni (Data e fillimit: 30 janar) |
|
Aktiviteti 3: Përgatitja e një deklarate për median (Data e fillimit: 1 shkurt) |
|
Aktiviteti 4: Intervista televizive me përfaqësuesin e FIT (Data: 6 shkurt) |
|
Aktiviteti 5: Krijimi i një twibbon |
|
Pas-ngjarja: |
|