Modulet

Modulet

Seksizmi

Definicioni:

Seksizmi është çfarëdo shprehje (akt, fjalë, gjest, imazh) e bazuar në idenë që disa persona, më së shpeshti gratë, janë inferiore për shkak të gjinisë së tyre.

Ai krijon ndjenjat e të qenit i pavlefshëm, vetë-çensurimit, përvetësimit të strategjive të shmangies, ndryshimeve në sjellje, dhe përkeqësim të shëndetit. Seksizmi buron nga themelet e pabarazisë gjinore. Ai prek gratë dhe vajzat në mënyrë disproporcionale.Është i pranishëm në të gjitha fushat e jetës.

Pse është e rëndësishme të flasim për seksizmin?

Në Mbretërinë e Bashkuar, 66% e vajzave nga mosha 16 deri në 18 vjeç kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitare të përdorimit të gjuhës seksiste në shkollë

58% e grave të zgjedhura në parlament kanë qenë në shënjestër të sulmeve seksiste në rrjetet sociale.

63% e grave gazetare janë përballur me abuzim verbal.

59% e grave në Amsterdam kanë raportuar forma të ngacmimit në rrugë

80% e grave kanë deklaruar se janë përballur me fenomenin e “mansplaining” (shpjegim denigrues ose patronizues nga burrat) dhe “manterrupting’’ (ndërprerje e fjalës së grave nga burrat) në punë

Aktet individuale të seksizmit mund të duken të parrezikshme, por ato krijojnë një klimë shqetësimi, frike dhe pasigurie. Kjo çon në pranimin e dhunës, kryesisht ndaj grave dhe vajzave.

Seksizmi prek kryesisht grate. Mund të ndikojë gjithashtu te burrat dhe djemtë kur ata nuk iu përshtaten roleve dhe stereotipeve gjinore.

Seksizmi në media, internet dhe rrjete sociale

Shembujt e seksizmit në media:

Paraqitje e seksualizuar e grave në media.

Emisione televizive vetëm me burra.

Gazetarët, më së shpeshti gratë, që marrin komente në mediat sociale bazuar në paraqitjen e tyre në vend të çështjeve për të cilat diskutojnë.

Parandalimi:

Të vihet ne zbatim legjislacioni për barazinë gjinore në media.

Të trajnohen profesionistët e mediave dhe komunikimit mbi barazinë gjinore.

Të sigurohet që gratë dhe burrat të përfaqësohen në mënyrë të ekuilibruar dhe në role të ndryshme, pa stereotipe në media.

Të promovohen reklama që rrisin ndërgjegjësimin ndaj stereotipeve gjinore, në vend që t’i forcojnë ato.

Të ofrohen trajnime për përdorimin e mjeteve dixhitale, veçanërisht për të rinjtë dhe fëmijët.

Seksizmi në Arsim:

Shembujt e seksizmit në arsim:

Librat shkollorë që përmbajnë imazhe stereotipizuese të grave/burrave, djemve/vajzave.

Mungesa e grave si shkrimtare, figura historike apo kulturore në librat shkollorë.

Këshillimi për karrierë dhe arsimim që dekurajon karrierën jo stereotipizuese ose zgjedhjet për studime.

Komentet e seksualizuara ndaj vajzave

Parandalimi:

Të rishikohen librat shkollorë për të siguruar që ata nuk përmbajnë seksizëm dhe që  i përshkruajnë gratë edhe burrat në role jo stereotipizuese.

Të sigurohet përfaqësimi i grave si shkencëtare, artiste, atlete, udhëheqëse, politikane në librat dhe programet shkollore.

Të mësohet historia e grave.

Të sigurohet disponueshmëria e mekanizmave të ankesës.

Seksizmi në vendin e punës

28% e grave dhe 11% e burrave mendonin se kishin përjetuar diskriminim me bazë gjinore në vendin e punës.

Probabiliteti për të përjetuar diskriminim me bazë gjinore në vendin e punës është 2.8 herë më i lartë për gratë sesa për burrat.

Sipas grupit “The Headhunter” në Kosovë, 95% e 65 kompanive pjesë e hulumtimit pohonin se kishin një politikë për mosdiskriminim dhe mundësi të barabarta.

43% e kompanive thoshin se politikat e tyre diskriminuese përfshinin vetëm identitetin gjinor. https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2019/05/RrGK_Diskriminimi-me-baze-gjinore-dhe-punesimi-ne-Kosove_REV_FIN.pdf

Pabarazia ekonomike gjinore në Kosovë vlerësohet të jetë më e larta në Evropë. Edhe pse gratë përbëjnë 52.1 përqind të numrit të përgjithshëm të kosovarëve me arsimim universitar, krahas 47.9 përqind të burrave, në punësim ato marrin pjesë me vetëm 12.7 përqind kundrejt 46.6 përqind burrave. https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2020/02/BPRG_ARTIKULL-_PaBarazia-gjinore-n%C3%AB-politik%C3%AB-dhe-vendimmarrje-shqip-WEB.pdf

Parandalimi:

Nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të kodeve të sjelljes që përcaktojnë sjelljen seksiste dhe parandalimin e tij përmes trajnimeve.

Të krijohen mekanizmat e ankesave, masave disiplinore dhe shërbimet mbështetëse. Menaxherët duhet të deklarojnë dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre për të vepruar kundër seksizmit.

 

Shkrimet dhe opinionet e autorëve nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA ose qeverisë suedeze.
Projekti u financua nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe u implementua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit.

 

Seksizmi

Të ngjashme

Çfarë është TikTok?

Dita e Internetit më të Sigurt mund të festohet gjatë gjithë vitit, kështu që shikoni listën tonë të burimeve më poshtë! Ne kemi shumë aktivitete

Çfarë është VSCO?

VSCO është aplikacioni popullor për redaktimin dhe ndarjen e imazheve për pajisjet mobile. Ashtu si aplikacionet e tjera për ndarjen e imazheve si Instagram, VSCO