Modulet

Seksizmi

Definicioni: Seksizmi është çfarëdo shprehje (akt, fjalë, gjest, imazh) e bazuar në idenë që disa persona, më së shpeshti gratë, janë inferiore për shkak të

6 mite rreth Homoseksualitetit

Miti Privimi i të drejtave të njeriut të personave LGBTI mund të justifikohet në bazë të fesë, kulturës ose traditës. Realiteti Diskriminimi në bazë të

Homofobia

Definicioni:  Një frikë joracionale, urrejtje, neveri ose diskriminim ndaj personave homoseksualë ose ndaj sjelljeve të perceptuara homoseksuale. Pasojat e Homofobisë: Nuk do të thotë të

Çfarë duhet të bësh?

Mos përdor gjuhë urrejtjeje! Mos i sulmo personat tjerë për shkak të fesë, etnisë, prejardhjes, rajonit, moshës, gjinisë, orientimit seksual, bindjeve politike etj. Komuniko me

Gjuha e urrejtjes në internet

Sipas universitetit prestigjioz anglez, LSE, gjuha e urrejtjes online është gjuha e shprehur përmes internetit dhe teknologjive tjera të informacionit dhe komunikimit. Ky universitet e

Gjuha e urrejtjes

Definicioni Gjuha e urrejtjes është çdo formë e shprehjes që synon të poshtërojë, turpërojë ose nxisë urrejtjen kundër një individi ose grupi njerëzish. Mund të

Çfarë duhet të bësh?

Dije që nuk është faji yt, nëse dikush përdorë bullizmin kundër teje. Mos u kundërpërgjigj dhunshëm dhe mos u hakmirr. Ruaj provat. Thuaji personit të

Bullizmi në internet – Cyberbullying

Definicioni Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bullizmi është agresioni i vazhdueshëm psikologjik/fizik ndaj një apo më shumë personash. Bullizmi përfshin çdo formë të ngacmimit, talljes,

Definicioni

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bullizmi është agresioni i vazhdueshëm psikologjik/fizik ndaj një apo më shumë personash. Bullizmi përfshin çdo formë të ngacmimit, talljes, kërcënimit dhe cenimit të dinjitetit njerëzor dhe integritetit trupor të një ose më shumë individëve. Ndërkohë, CyberBullizmi është ngacmim që ndodh përmes pajisjeve dixhitale, si telefonat mobilë, kompjuterët dhe tabletët.

Të drejtat e njeriut

Bullizmi shkelë të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të sigurojë një edukim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm” – shkruhet në raportin “Pas shifrave: Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit”.

Bullizmi ju privon nga e drejta e juaj për:

  • të qenë i lirë nga dhuna mendore, emocionale dhe fizike.

  • standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit fizik dhe mendor.

  • mbijetesë dhe zhvillim.

  • të punuar dhe për të pasur një vend pune të drejtë dhe të sigurt.

  • kohën e lirë dhe për të luajtur.

  • arsimin
  • të marrë pjesë dhe për të dëgjuar zërin tuaj.

  • privatësi.

Ku ndodhë bullizmi?

Bullizmi në internet mund të ndodhë përmes SMS, Tekstit dhe aplikacioneve, ose në internet në media sociale, forume ose lojëra ku njerëzit mund të shikojnë, marrin pjesë ose ndajnë përmbajtje me njëri-tjetrin.

Çfarë përfshin bullizmi?

Bullizmi në internet përfshin dërgimin, postimin ose ndarjen e përmbajtjeve negative, të dëmshme, të rreme ose degraduese për dikë tjetër. Mund të përfshijë shkëmbimin e informacionit personal ose privat për dikë tjetër, duke shkaktuar siklet ose poshtërim. Disa ngacmime në internet kalojnë kufirin në sjellje të paligjshme ose kriminale.

Miti rreth bullizmit

Disa njerëz thonë se bullizmi është pjesë e përvojës së rritjes. Mirëpo bullizmi nuk është kurrë në rregull.

Si mund të ndikojë ngacmimi tek individët:

  • Të ndjehesh fajtor sikur është faji yt për gjithçka

  • Ndiheni të pashpresë dhe të ngecur sikur nuk mund të dilni nga situata

  • Ndiheni vetëm, sikur nuk keni askënd për t’ju ndihmuar

  • Ndiheni sikur nuk përshtateni me grupin shoqëror

  • Ndiheni të dëshpëruar dhe të refuzuar nga miqtë tuaj dhe grupe të tjera njerëzish

  • Ndiheni të pasigurt dhe të frikësuar

  • Ndiheni të hutuar dhe të stresuar duke u hamendur se çfarë të bëni dhe pse po ju ndodh kjo

  • Ndiheni të turpëruar që kjo po ju ndodh

  • Dije që nuk është faji yt, nëse dikush përdorë bullizmin kundër teje.

  • Mos u kundërpërgjigj dhunshëm dhe mos u hakmirr.

  • Ruaj provat.

  • Thuaji personit të ndalojë.

  • Kërkoni ndihmë

  • Përdorni mjete të disponueshme të teknologjisë.

  • Mbroni llogaritë tuaja.

  • Nëse dikush që e njihni po ngacmohet, merrni masa.

Çfarë të bëj nëse fëmija im është ngacmuar në internet?

Nëse fëmija juaj përjeton bullizëm në internet, prindërit duhet të zbusin pasojat. Mësone fëmijën tuaj që të mos reagojë ose të hakmerret, por vetëm të bllokojë personin që ngacmon dhe të ruajë provat në rast se nevojiten.

Por gjëja më e rëndësishme për të bërë është të bisedoni me fëmijët tuaj për atë që po ndodh, t’i ndihmoni ata të menaxhojnë pasojat e asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme të përfshini fëmijën tuaj në proces, jo vetëm të merrni përsipër veten, në mënyrë që të ndjehet se ai vendosë për fatin e tij dhe se i ka gjërat nën kontroll.

Nëse fëmija juaj ka probleme me gjumë, oreks e disponim, folni me ta dhe pyetni se çfarë brenga kanë.

Punoni me fëmijën tuaj. Bullizmi në internet zakonisht lëndon dinjitetin dhe vetëbesimin e fëmijës, prandaj duhet ta ndihmoni fëmijën që t’i rifitojë ato.

Çfarë duhet të bëjnë mësuesit?

Shkolla është qendra e jetës së fëmijëve. Ngacmimi në internet mund të ndodhë natën dhe në shtëpi, por pasojat shpesh shihen në shkollë dhe impakti i ngacmimit mund ta pengojë fëmijën në mësimin e tij.

Mësueset dhe mësuesit theksin duhet ta vendosin në krijimin e një kulture të përgjegjësisë në internet. Ata duhet të sigurohen se fëmijët e kuptojnë drejt rolin e tyre në shoqëri dhe se duhet të tregohen të matur për përmbajtjen që krijojnë dhe postojnë në internet.

Ekspertët këshillojnë që të mos ua ndalojmë teknologjinë fëmijëve. Përkundrazi, në epokën e internetit, fëmijët duhet të edukohen se si jenë qytetarë të mirë dixhitalë.

Interneti është shtrirë në çdo cep të shoqërisë dhe ka shkrirë vijën mes shkollës dhe shtëpisë, që deri vonë shiheshin si dy hapësira të ndara. Kësisoj, shkollat duhet t’i përditësojnë Kodet e Mirësjelljes dhe të përfshijnë rregulla e kritere që rregullojnë sjelljen e nxënësve në hapësirën dixhitale.

Shenjat

Përcjellni me kujdes gjendjen emocionale të nxënësve. A duket një student i dëshpëruar? I tërhequr? A ka filluar befas të merr nota të dobëta? Fëmijët më të vegjël mund të ketë dhimbje stomaku ose të duan të qëndrojnë në shtëpi e të mos vijnë në shkollë.

Kërkojuni studentëve ta raportojnë rastet

Ngacmimet mund të ndalen kur të pranishmit reagojnë. Inkurajoni nxënësit që të refuzojnë mesazhet e ngacmimit në internet. Rekomandojini ata dhe ato që të komentojnë “Kjo nuk është mirë” kur shohin diçka të papërshtatshme në rrjetet sociale.

Inkurajoni personat e targetuar që të mos i fshijnë dëshmitë nga muri ose telefoni i saj. Thuajini studentit të fotografojnë ose të bëjnë screeshot fjalët e rënda hhe më pas të ndajë informacionin me një të rritur. Thyene mitin se ngacmuesi është i drejtë dhe se viktima është fajtor për sulmet që e godasin.

Gjetja e përgjigjes së duhur

Megjithëse ngacmuesit duhet të përballen me pasojat dhe të ndëshkohen, shumë ekspertë thonë se ndëshkimi nuk duhet të jetë qasja e vetme. Përveç kësaj, ngacmuesit duhet të kuptojnë ndikimin e veprimeve të tyre dhe ata shpesh mund të përfitojnë nga këshillimi.

Dëgjoni nxënësit dhe bëjini viktimat pjesë të zgjidhjes sepse kështu iu forcohet vetërespekti. Drejtësia restauruese – ku nxënësit flasin me njëri-tjetrin për të kuptuar ndikimin e incidentit – është shpesh e mirëseardhur.

Bëjeni dallimin mes sjelljes si akt dhe nxënësit si njeri. Mësimdhënësit duhet t’i ndihmojnë nxënësit të bëjnë dallimin mes veprave të mira dhe të këqija, në vend se t’i etiketojnë ngacmuesit përgjithmonë si kriminelë.

Bashkëpunoni me Prindërit

Ashtu si prindërit nuk i lejojnë fëmijët e tyre të vrapojnë rrugëve pa arsye, ata nuk duhet as t’i lejojnë fëmijët që të lundrojnë në internet pa mbikëqyrje. Mësuesit dhe prindërit duhet të ndajnë informacione rreth sigurisë në internet. Ftojini prindërit në punëtori në lidhje me ngacmimin në internet dhe debatoni për detyrat e shkollës dhe përgjegjësitë e prindërve.

Definicioni

Gjuha e urrejtjes është çdo formë e shprehjes që synon të poshtërojë, turpërojë ose nxisë urrejtjen kundër një individi ose grupi njerëzish. Mund të ndodhë jashtë linje ose në internet ose të dyja. Mund të komunikohet duke përdorur fjalë, simbole, imazhe, meme, emoji dhe video. Këshilli i Evropës e definon gjuhën e urrejtjes si kategori që përfshin të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjen, diskriminimin, ksenofobinë dhe format e tjera të urrejtjes bazuar në intolerancë.

Kundër kujt përdoret gjuha e urrejtjes?

Në përgjithësi, gjuha e urrejtjes targeton një person ose grup për shkak të karakteristikave që lidhen me identitetin e tyre, si raca, ngjyra, feja, etnia, gjinia, orientimi seksual, statusi i aftësisë së kufizuar ose identiteti seksual.

Pse gjuha e urrejtjes është e dëmshme?

Gjuha e urrejtjes dëmton individët, komunitetet dhe shoqëritë. Ajo dëmton marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin. Përdorimi i gjuhës së urrejtjes lëndon psikologjikisht e shpesh edhe fizikisht njerëzit. Shkurt, gjuha e urrejtjes është e dëmshme sepse na lëndon të gjithëve.

Pasojat

Dhuna psiqike e shkaktuar nga gjuha e urrejtjes shoqërohet me pasoja të cilat përfshijnë stresin, mungesën e koncentrimit, kokëdhimbjet, problemet me gjumë dhe oreks. Në raste më të rënda, viktimat e gjuhës së urrejtjes zhvillojnë një prirje për t’u izoluar dhe shkurajohen që të marrin pjesë në aktivitete dhe diskutime. Gjendja e tyre mund të rëndohet deri në atë masë sa as të mos kërkojnë ndihmë nga të tjerët nga frika se do të përqeshen për gjendjen e tyre.

Çfarë thonë të mbijetuarit e gjuhës së urrejtjes?

Disa nga personat që kanë qenë cak i gjuhës së urrejtjes kanë rrëfyer kështu:

Nuk kam fjetur mirë sepse e dija se mund të merrja ndonjë mesazh dhe isha i stresuar për shkak që nuk e dija se kur do të ndodhte”.

E kam humbur vetërespektin. Pa marrë parasysh si vishem, e di se do të marr mesazhe që më thonë se jam k*rvë.

Sipas universitetit prestigjioz anglez, LSE, gjuha e urrejtjes online është gjuha e shprehur përmes internetit dhe teknologjive tjera të informacionit dhe komunikimit. Ky universitet e përdorë edhe një shprehje për të përmbledhur gjithë këtë: “Cyberhate”. Urrejtja në internet njihet gjithashtu edhe si ekstremizëm virtual dhe konsiderohet si formë unike e dhunës kibernetike.

Çfarë përfshin gjuha e urrejtjes në internet?

Cyberhate përfshin lloje të ndryshme të përmbajtjes, si tekstuale ashtu edhe audio-vizuale që shprehin qëndrime përbuzëse ndaj individëve dhe grupeve specifike të njerëzve për shkak të origjinës së tyre etnike ose kombëtare, fesë së tyre, racës së supozuar ose ngjyrës së tyre.

Ligjet

Liria e shprehjes është e drejtë themelore dhe e garantuar nga mekanizma ligjorë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Niveli ndërkombëtar

Artikulli 19 i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike (KNDCP) shkruan se “secili duhet të ketë̈ të drejtën e lirisë̈ sё shprehjes”.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pohuar se liria e shprehjes, siç garantohet në nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, “Përbën një nga bazat thelbësore të një shoqërie të tillë, një nga kushtet themelore për përparimin e tij dhe për zhvillimin e çdo njeriu.”

KNDCP ka vendosur kufizime mbi lirinë e shprehjes. Pika 3 e Artikullit 19 parasheh që “kur shprehemi, duhet të ruajmë reputacionin e të tjerëve; të mbrojmë sigurinë kombëtare, rendin publik, shëndetin dhe moralin publik”.

Niveli vendor

Liria e shprehjes sigurohet nga akti më i lartë juridik i shtetit: Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në Artikullin 40 të këtij dokumenti thuhet se “Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendim edhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.

Megjithatë, pika 2 e Artikullit 40 parasheh “kufizim të lirisë së shprehjes me ligj në rastet kur ka nxitje dhe provokim të dhunës dhe armiqësi në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare”.

Neni 141 i Kodit Penal shkruan se “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Pse njerëzit përdorin gjuhën e urrejtjes?

Njerëzit përdorin gjuhë urrejtjeje për një larmi arsyesh. Ndonjëherë gjuha e urrejtjes është pasqyrim i bindjeve politike të një personi. Ndonjëherë është reflektim i neverisë për një grup njerëzish. Gjuha e urrejtjes mund të jetë gjithashtu një produkt i mungesës së njohurive, dijes dhe përvojës. Ndonjëherë për shkak që ata rriten dhe edukohen në një mjedis ku sharjet janë të zakonshme. Poashtu përdoruesit e gjuhës së urrjejtjes mund të mos jenë të njohur me anëtarët e një grupi të sulmuar.

Rregullimi i gjuhës që përdoret në internet

Sipas Ligjit nr. 04/L-109 pёr Komunikime Elektronike, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP është autoritet rregullator kombëtar në fushën e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe atyre postare. Mirëpo ARKEP nuk ka mandat pёr mbikёqyrjen e asnjё lloj pёrmbajtje qё bartet nёpёrmjet rrjetit dhe/ose shёrbimeve tё komunikimeve elektronike. Prandaj është e domosdoshme që t’i zgjerohet mandati ARKEP-it për të pamundësuar qarkullimin e videove, imazheve, figurave, lojërave dhe web-faqet që përmbajnë gjuhë urrejtëse.

Mos përdor gjuhë urrejtjeje!

Mos i sulmo personat tjerë për shkak të fesë, etnisë, prejardhjes, rajonit, moshës, gjinisë, orientimit seksual, bindjeve politike etj. Komuniko me ta me maturi dhe vetëpërmbajtje. Përdor vetëm gjuhë të mirë dhe argumente logjike. Duhet t’i kritikoni ata që bëjnë vepra të këqija, por jo edhe t’i sulmoni me fjalë të rënda.

Raporto gjuhën e urrejtjes!

Duhet të raportosh tek organet e rendit dhe ligjit secilën herë që hasë në persona që përdorin gjuhë të urrejtjes kundër jush dhe kundër personave tjerë. Duhet të tregoni për ta dhe të mos i mbani fshehur sepse kështu iu jepni edhe më shumë guxim për të sulmuar edhe persona tjerë me gjuhë të urrejtjes. Përveç kësaj, kur ju raportoni rastet e tilla, jepni një shembull që edhe të tjerët të ndjekin rrugën tuaj. Kështu, ngushtohet hapësira për ata dhe ato që përdorin gjuhën e urrejtjes. Në këtë mënyrë ju kontribuoni për një shoqëri më të shëndoshë dhe për një mjedis më miqësor.

Prindërit

Prindërit duhet të ndërmarrin veprime parandaluese, duke e edukuar fëmijën se si të shmangë arritjen e nivelit të gjuhës së urrejtjes. Prindërit duhet t’i mësojnë edhe fëmijët që mund të jenë përdorues të mundshëm gjuhës së urrejtjes, edhe fëmijët që mund të jenë shënjestra të mundshme të gjuhës së urrejtjes.

Të dashur prindër, ju duhet të ushqeni empatinë tek fëmijët tuaj.

Ju duhet t’ua kujtoni fëmijëve tuaj, se kur shkruajnë në me të tjerët në internet, është një person tjetër në anën tjetër të ekranit.

Ju duhet t’i edukoni fëmijët tuaj që të jenë mendjehapur dhe kureshtarë të sinqertë për njerëzit e tjerë, sepse gjuha e urrejtjes shpesh buron nga injoranca dhe informacioni i rremë.

Tregojuni fëmijëve tuaj se ata nuk kanë pse t’i përgjigjen gjuhës së urrejtjes në internet me gjuhë të urrejtjes. Reagimi duhet të jetë i qetë dhe me argumente të matura, si “Nuk mendoj se kjo gjuhë është e drejtë”!

Duhet t’i mësoni të ofrojnë mbështetje për personat që sulmohen me gjuhë të urrejtjes!

Mësuesit

Mësuesit duhet të ndihmojnë nxënësit duke i sfiduar dhe duke i ushtruar me skenarë realë, me të cilët ata kanë gjasa të përballen në internet. Kështu ata mund të reagojnë më mirë kur hasin në raste të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Mësuesit duhet t’i mësojnë fëmijët se si të identifikojnë informacionet e rreme dhe si t’i raportojnë ato.

Kjo do të ndihmojë përdoruesit tanë më të rinj të internetit të ndjehen të fuqishëm për të ndihmuar ta bëjnë botën online një vend më të mirë.

Edukatorët mund të udhëheqin përmes shembullit, duke u siguruar që gjuha e tyre nuk përmban gjuhë të papërshtatshme.

Mësuesit duhet të jenë vixhilentë dhe të shohin se cilët nxënës të tyre potencialisht mund të jenë agresori, e cilët viktima. Pastaj, duhet të marrin masa për të dy grupet e nxënësve dhe të punohet me ta për të parandaluar përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Mësuesit duhet t’i mësojnë nxënësit rreth edukatës qytetare, të drejtave të njeriut, angazhimit qytetar dhe t’i ndërgjegjësojnë ata për rëndësinë e mirësjelljes. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një shoqëri të mirë dhe të sigurt.

REFERENCAT

https://blogs.berkeley.edu/2017/10/03/what-is-hate-speech/

https://www.connectsafely.org/hatespeech/

https://www.shsu.edu/~sanford/Storage/PHL%20363/Lectures/Hate%20Speech/All%20Hate%20Speech.html

https://www.connectsafely.org/wp-content/uploads/2019/10/qg-hatespeech.pdf

https://www.coe.int/en/web/no-hate-campaign

UNITED NATIONS STRATEGY AND PLAN OF ACTION ON HATE SPEECH:

https://www.un.org/en/genocideprevention/documents/UN%20Strategy%20and%20Plan%20of%20Action%20on%20Hate%20Speech%2018%20June%20SYNOPSIS.pdf

https://www.webwise.ie/

https://www.saferinternet.org.uk/

https://www.fosi.org/

Definicioni:

 Një frikë joracionale, urrejtje, neveri ose diskriminim ndaj personave homoseksualë ose ndaj sjelljeve të perceptuara homoseksuale.

Pasojat e Homofobisë:

  • Nuk do të thotë të jesh homoseksual ose të njihni dikë që është, që të ndikohesh negativisht nga homofobia.
  • Homofobia është një nga shkaqet e përfshirjes së të rinjve në marrëdhënie të parakohshme seksuale, që mundësinë e shtatzënisë në adoleshencë dhe përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme seksuale. Të rinjtë, të të gjitha identiteteve seksuale, janë shpesh presion për të qenë seksualisht aktiv për t’i provuar vetes dhe të tjerëve se janë “normal”.
  • Në shkolla. homofobia ka pasoja reale në shëndetin fizik, emocional dhe në mirëqenien e studentëve. Ajo rrit rrezikun e vetë-dëmtimit, vetëvrasjes, përdorimit të drogës dhe alkoolit. Studentët që përjetojnë homofobi kanë shumë më shumë gjasa të humbasin mësimet, ose të braktisin shkollën fare.
  • Homofobia i mbyll njerëzit në role të ngurta gjinore që pengojnë kreativitetin dhe vetë -shprehjen
  • Homofobia komprometon integritetin njerëzor duke i shtyrë njerëzit të sillen keq me të tjerët.

Korniza ligjore:

Korniza ligjore e Kosovës siguron garanci të avancuara për të drejtat e njeriut të harmonizuara me standardet ndërkombëtare. Kushtetuta e Kosovës qëndron në parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit e cila në mënyrë eksplicite ndalon diskriminiminnë një sërë bazash përfshirë gjininë dhe orientimin seksual. Këto parime janë të fortifikuara më tej me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioni i OKB për të Drejtat e Njeriut, organi i autorizuar për përmbushjen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, ka miratuar Rezolutën 17/19. Kjo rezolutë, dënon shkeljen e të drejtave të njeriut mbi personat LGBT;

Miti
Privimi i të drejtave të njeriut të personave LGBTI mund të justifikohet në bazë të fesë, kulturës ose traditës.

Realiteti
Diskriminimi në bazë të orientimit seksual nuk mund të justifikohet kurrë mbi asnjë bazë. Të drejtat e njeriut janë universale: çdo qenie njerëzore ka të njëjtat të drejta, pa marrë parasysh kush janë apo ku jetojnë. Historia, kultura dhe feja janë të gjitha shumë të rëndësishme, por të gjitha shtetet, pavarësisht nga sistemet e tyre politike, ekonomike dhe kulturore, kanë një detyrë ligjore të promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut për të gjithë. Kjo përfshin edhe të drejtat e të gjithë personave LGBTQ+.

Liria fetare do të thotë e drejta për besimet tona, por nuk na jep të drejtën që t’u imponojmë të tjerëve pikëpamjet tona, përfshirë diskriminimin ose dëmtimin e tyre.

Miti
Personat LGBTI “nuk janë normalë”, ata janë një krijim i epokës moderne; identiteti i tyre është një “trend”.

Realiteti
Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk janë “trendet aktuale”. Pothuajse çdo vend ka një histori të njerëzve, identitetet dhe sjelljet e të cilëve kanë shumë ngjashmëri me ato që ne sot i quajmë heteroseksualitet, biseksualitet, dhe homoseksualitet. Gjithashtu, eshte teper e nevojshme te edukohemi dhe te informohemi ne lidhje me dallimet mes seksit dhe oriendimit seksual, sepse ketu qendrojne shume nga arsyet e misinformimit dhe keqkuptimit- te qellimshem dhe te paqellimshem.

Miti
Personat LGBTQ+ po kërkojnë “të drejta të veçanta”

Realiteti
Kjo nuk është e vërtetë. Nuk ka të drejta të veçanta që kërkohen nga ose për personat LGBTI. Ata kanë të drejtë të gëzojnë të njëjtat të drejta të njeriut dhe liritë themelore për të cilat ka të drejtë çdo qenie njerëzore. Fatkeqësisht, këto të drejta dhe liri u mohohen miliona njerëzve në të gjithë botën vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor. Kjo është arsyeja pse ka nevojë të përqendrohemi në dhënien fund të diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe të sigurojmë përfshirjen e të gjithë personave LGBTI në zhvillim.

Miti
Kriminalizimi i homoseksualitetit është një ide e mirë.

Realiteti
Kriminalizimi i marrëdhënieve seksuale private midis të rriturve që japin pëlqimin, qofshin marrëdhëniet homoseksuale apo heteroseksuale, është shkelje e së drejtës për privatësi, është natyrë diskriminuese dhe shkel ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Kur zbatohen, këto ligje shkelin të drejtat e lirisë nga arrestimi dhe ndalimi arbitrar. Kriminalizimi shërben për të legjitimuar qëndrimet armiqësore ndaj personave LGBTI, duke ushqyer dhunë, diskriminim, zhvatje dhe shantazhe. Zbatimi i këtyre ligjeve kushton shumë para dhe nuk sjell asnjë vlerë shoqërore.

Miti
Nuk ka instrumente ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në lidhje me personat LGBTI, kështu që ato nuk zbatohen.

Realiteti
Përkundrazi, zbatohet ligji ndërkombëtar i të drejtave të njeriut. Shumë organe të traktatit për të drejtat e njeriut, mekanizma të të drejtave të njeriut, procedura speciale, rekomandime të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, rezoluta dhe raporte të Kombeve të Bashkuara në mënyrë të përsëritur kanë konfirmuar që personat LGBTI kanë të njëjtat të drejta si homoseksualët dhe dhe se diskriminimi baza e orientimit seksual dhe identiteti gjinor shkelin ligjin për të drejtat e njeriut.

Miti
Duke shfuqizuar ligjet që kriminalizojnë aktivitetet homoseksuale, ne po “promovojmë homoseksualizmin”.

Realiteti
Promovimi i të drejtave të barabarta të homoseksualëve nuk është “promovim i homoseksualitetit” – por promovim i të drejtave themelore të njeriut pa diskriminim. Parimi i mosdiskriminimit është vlerë thelbësore që e mbajnë shtetet anëtare të OKB e edhe Kosova.

Definicioni:

Seksizmi është çfarëdo shprehje (akt, fjalë, gjest, imazh) e bazuar në idenë që disa persona, më së shpeshti gratë, janë inferiore për shkak të gjinisë së tyre.

Ai krijon ndjenjat e të qenit i pavlefshëm, vetë-çensurimit, përvetësimit të strategjive të shmangies, ndryshimeve në sjellje, dhe përkeqësim të shëndetit. Seksizmi buron nga themelet e pabarazisë gjinore. Ai prek gratë dhe vajzat në mënyrë disproporcionale.Është i pranishëm në të gjitha fushat e jetës.

Pse është e rëndësishme të flasim për seksizmin?

Në Mbretërinë e Bashkuar, 66% e vajzave nga mosha 16 deri në 18 vjeç kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitare të përdorimit të gjuhës seksiste në shkollë

58% e grave të zgjedhura në parlament kanë qenë në shënjestër të sulmeve seksiste në rrjetet sociale.

63% e grave gazetare janë përballur me abuzim verbal.

59% e grave në Amsterdam kanë raportuar forma të ngacmimit në rrugë

80% e grave kanë deklaruar se janë përballur me fenomenin e “mansplaining” (shpjegim denigrues ose patronizues nga burrat) dhe “manterrupting’’ (ndërprerje e fjalës së grave nga burrat) në punë

Aktet individuale të seksizmit mund të duken të parrezikshme, por ato krijojnë një klimë shqetësimi, frike dhe pasigurie. Kjo çon në pranimin e dhunës, kryesisht ndaj grave dhe vajzave.

Seksizmi prek kryesisht grate. Mund të ndikojë gjithashtu te burrat dhe djemtë kur ata nuk iu përshtaten roleve dhe stereotipeve gjinore.

Seksizmi në media, internet dhe rrjete sociale

Shembujt e seksizmit në media:

Paraqitje e seksualizuar e grave në media.

Emisione televizive vetëm me burra.

Gazetarët, më së shpeshti gratë, që marrin komente në mediat sociale bazuar në paraqitjen e tyre në vend të çështjeve për të cilat diskutojnë.

Parandalimi:

Të vihet ne zbatim legjislacioni për barazinë gjinore në media.

Të trajnohen profesionistët e mediave dhe komunikimit mbi barazinë gjinore.

Të sigurohet që gratë dhe burrat të përfaqësohen në mënyrë të ekuilibruar dhe në role të ndryshme, pa stereotipe në media.

Të promovohen reklama që rrisin ndërgjegjësimin ndaj stereotipeve gjinore, në vend që t’i forcojnë ato.

Të ofrohen trajnime për përdorimin e mjeteve dixhitale, veçanërisht për të rinjtë dhe fëmijët.

Seksizmi në Arsim:

Shembujt e seksizmit në arsim:

Librat shkollorë që përmbajnë imazhe stereotipizuese të grave/burrave, djemve/vajzave.

Mungesa e grave si shkrimtare, figura historike apo kulturore në librat shkollorë.

Këshillimi për karrierë dhe arsimim që dekurajon karrierën jo stereotipizuese ose zgjedhjet për studime.

Komentet e seksualizuara ndaj vajzave

Parandalimi:

Të rishikohen librat shkollorë për të siguruar që ata nuk përmbajnë seksizëm dhe që  i përshkruajnë gratë edhe burrat në role jo stereotipizuese.

Të sigurohet përfaqësimi i grave si shkencëtare, artiste, atlete, udhëheqëse, politikane në librat dhe programet shkollore.

Të mësohet historia e grave.

Të sigurohet disponueshmëria e mekanizmave të ankesës.

Seksizmi në vendin e punës

28% e grave dhe 11% e burrave mendonin se kishin përjetuar diskriminim me bazë gjinore në vendin e punës.

Probabiliteti për të përjetuar diskriminim me bazë gjinore në vendin e punës është 2.8 herë më i lartë për gratë sesa për burrat.

Sipas grupit “The Headhunter” në Kosovë, 95% e 65 kompanive pjesë e hulumtimit pohonin se kishin një politikë për mosdiskriminim dhe mundësi të barabarta.

 43% e kompanive thoshin se politikat e tyre diskriminuese përfshinin vetëm identitetin gjinor. https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2019/05/RrGK_Diskriminimi-me-baze-gjinore-dhe-punesimi-ne-Kosove_REV_FIN.pdf

Pabarazia ekonomike gjinore në Kosovë vlerësohet të jetë më e larta në Evropë. Edhe pse gratë përbëjnë 52.1 përqind të numrit të përgjithshëm të kosovarëve me arsimim universitar, krahas 47.9 përqind të burrave, në punësim ato marrin pjesë me vetëm 12.7 përqind kundrejt 46.6 përqind burrave. https://balkansgroup.org/wp-content/uploads/2020/02/BPRG_ARTIKULL-_PaBarazia-gjinore-n%C3%AB-politik%C3%AB-dhe-vendimmarrje-shqip-WEB.pdf

Parandalimi:

Nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të kodeve të sjelljes që përcaktojnë sjelljen seksiste dhe parandalimin e tij përmes trajnimeve.

Të krijohen mekanizmat e ankesave, masave disiplinore dhe shërbimet mbështetëse. Menaxherët duhet të deklarojnë dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre për të vepruar kundër seksizmit.